Mrika Krasniqi Shala: Kosovës i nevojiten kuvendarë që janë të gatshëm të punojnë vetëm për interesa të qytetarëve
Mrika Krasniqi Shala është kandidate e “Koalicioni për Familjen” në listën për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ajo e do një Kosovë ku respektohet familja, shteti ligjor dhe vlerat demokratike, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me arsim e kulturë cilësore, me urbanizëm bashkëkohor, shërbime efikase, një vend i mundësive të barabarta për të gjithë, një shoqëri që respekton harmoninë dhe tolerancën në mes të kulturave dhe civilizimeve alternative.
Për t`i arritur këto synime, Mrika ka nevojë për mbështetjen tuaj me votë në zgjedhjet e shkurtit 2025.
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 janë një mundësi për të vendosur standarde të reja në skenën politike në nivel vendi.
Ajo beson te vetëdija demokratike e qytetarëve të Kosovës, e cila sot është në një nivel shumë të lartë.
“Janë krijuar të gjitha kushtet që në këto zgjedhje të garojmë nëpërmjet programeve cilësore dhe alternativave të reja, në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë Krasniqi Shala.
Synimi i “Koalicionit për Familjen” është ta shndërrojë Kosovën në një vend me perspektivë.
Ka ardhur koha që Republika e Kosovës, përfundimisht të fillojë procesin e ndryshimit përmbajtjesor, duke u transformuar në të gjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale.
“Kosovës i nevojitet një Kuvend i ri, që synimin kryesor do të ketë interesin publik dhe i duhen kuvendarë që janë të gatshëm të punojnë bashkërisht dhe të përkushtohen tërësisht tek interesat e qytetarëve”, thotë Mrika.
Ekipi i mbledhur rreth Koalicionit për Familjen, posedon të gjitha vlerat morale dhe profesionale dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punojë për të ndërtuar një Kosovë ashtu siç e meritojnë dhe e dëshirojnë të gjithë qytetarët e vendit.
“Në këto zgjedhje futemi me dije, përvojë, guxim dhe vizion për të ndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendësuar atë me një të ardhme me perspektivë, në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do të krenohemi si qytetarë të Republikës së Kosovës”
Ajo nuk do t`i zhgënjejë asnjëherë qytetarët e Republikës, sepse besimin e tyre e konsideron si amanetin më të shenjtë që mund t`ia japë dikush.
“Besimi juaj është amanet dhe detyrim të cilit do t’i përkushtohemi me gjithë qenien tonë. Është koha që këto ndryshime të rëndësishme t’i bëjmë së bashku, nëpërmjet votës tuaj të lirë”, thotë Mrika Krasniqi Shala.

