Mrika Krasniqi Shala: Nderim për sportistët që kanë lartësuar emrin e Qytetit të Gjilanit

Unë, Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit, nga Lista Fituese e PDK-së 191 me nr 6 në listë, nëse marr besimin e qytetarëve, do të inicioj që në programin e manifestimit “Flaka e Janarit” të përfshihen edhe aktivitete për nder të dy personaliteteve të sportit gjilanas, z. Selami Osmani – Bezi dhe z. Shukri Sylejmani- Meni

Këta emra të mëdhenj të futbollit kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin gjilanas, duke e bërë që emri i Gjilanit të njihet edhe jashtë kufijve të Kosovës falë përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për sportin.

Është obligim i yni që të nderojmë ata që me punën dhe sukseset e tyre kanë bërë histori dhe kanë shërbyer si frymëzim për brezat e rinj.

Voto 191 PDK
Voto nr 6 Mrika Krasniqi Shala
Kandidate Për Kuvendin Komunal të Gjilan