Mrika Krasniqi Shala (PD): Prioritet imi do të jetë mbështetja e të rinjve
Mrika Krasniqi Shala është kandidate e Partisë së Drejtësisë (PD) për ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ka përfunduar studimet në Shkenca Ekonomike, drejtimi Administrim Biznesi. Përvojën profesionale e ushtron në fushën e burimeve njerzore dhe administratës.
Angazhimin politik e ka filluar në Gjilan, ku edhe po zhvillon fushatën. Bazuar në përvojën e saj në burime njerëzore, Mrika thotë se ka potencial të jashtëzakonshëm rinor në komunën e Gjilanit.
Përgatitja e të rinjve për tregun e punës duhet të fillojë në moshë të hershme, ndersa për përcaktimin profesional, është e nevojshme që të ndertojmë sistem dhe krijojmë kushte. Lidhur me ketë Mrika ka përpiluar një program që synon ta realizojë gjatë mandatit në asamble.
“Prioritet imi do të jetë mbështetja e të rinjve në fushën e arsimit dhe përgatitjes profesionale. Në shkollat tona profesionale mungojnë kushtet për vijimin e praktikës, siç e kemi rastin me Shkollën e Mesme të Mjekësisë, pa lënë anash shkollat tjera. Në të gjitha mungojnë laboratoret për mësim praktik ose/dhe pajisjet e nevojshme. Gjithashtu, fokus imi do të jetë përmirësimi i shërbimit shëndetësor në QKMF dhe QMF. Do të mundohem të ndikoj në zhvillimin e sportit dhe kulturës. Synim tjeter kam përmirësimin e kushteve për aktoret e teatrit të qytetit. Punë, përkushtim dhe drejtësi”, thotë Mrika Krasniqi Shala.

