Mrika Krasniqi Shala premton se do ta shtyjë përpara për zgjidhje problemin e sinjalistikës rrugore

Mrika Krasniqi Shala, njëra nga zërat më të fuqishme karshi zhvillimeve në vend, sidomos në regjionin e komunës së Gjilanit, premton se do të bëjë edhe një hap përpara në aspektin e sigurisë në komunikacion në komunën e Gjilanit.

Nevoja për një rishikim të infrastrukturës, siç janë shenjat e komunikacionit dhe semaforëve në komunën tonë, e bëjnë imediate një ndërhyrje karshi këtij problemi.

Mungesa e shenjave të komunikacionit, si dhe semaforëve, vijëzimet, duke filluar që nga hyrje-daljet e qytetit, pastaj fshatrave që e përbëjnë komunën tonë, nuk janë investime ekstreme kapitale të mëdha që komuna e Gjilanit brenda katër viteve nuk do të mund t’i mbulonte.

Ky problem gjithsesi do të duhej të rregullohej brenda një mandati, e jo të lihet anash si një problem minor, duke lënë drejtuesit e veturave dhe këmbësorët në mëshirë të njëri-tjetrit për t’i dhënë përparësi.

Këtë problem, Mrika Krasniqi Shala, e premton se do t’a shtyjë përpara dhe nuk do të jetë temë sa për sy e faqe, por problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme por do të jetë afatgjate.

#191 – PDK
#6 – Mrika Krasniqi Shala