Mrika Krasniqi Shala – Zëri i qytetarëve, forca e ndryshimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Mrika Krasniqi Shala i ka hyrë garës për asamble, me qëllim që bëhet zëri i qytetarëve, forca e ndryshimit në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Të nderuar qytetarë të Gjilanit, koha po troket për ndryshim, për përgjegjësi, për punë të ndershme e përfaqësim dinjitoz.

Unë, Mrika Krasniqi Shala, kandidate për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kam vendosur të jem zëri juaj në çdo vendimmarrje që prek jetën e qytetarëve tanë.

Fushata ime nuk është premtim për fjalë të mëdha, por për vlera të forta, punë të ndershme dhe përkushtim ndaj njerëzve të zakonshëm.

E di se çka i mungon lagjeve tona, rinisë sonë, grave të angazhuara, familjeve që presin shpresë nga politika. E di sepse jam një prej jush — jam rritur dhe jetoj në këtë qytet që dua ta shoh të ecë përpara.

●Do të angazhohem për infrastrukturë moderne në çdo lagje dhe fshat.

●Do të kërkoj punësim të të rinjve përmes fondeve komunale dhe partneriteteve zhvillimore.

●Do të jem zë i grave dhe vajzave gjilanase, për barazi reale e përfaqësim të dinjitetshëm.

●Do të përkrah arsim cilësor dhe shëndetësi funksionale, sepse zhvillimi fillon me kujdes për njeriun.

Në këtë 12 tetor, ju ftoj ta forcojmë zërin e Gjilanit me votën tuaj për nr. 6 në listën e PDK-së – Mrika Krasniqi Shala.

Së bashku mund ta kthejmë besimin në institucione, mund ta bëjmë Gjilanin qytet të zhvillimit, transparencës dhe dinjitetit qytetar.

🗳️ Voto për përfaqësim me vlerë.

Voto për ndryshim të vërtetë.

Voto Mrika Krasniqi Shala – nr. 6, PDK!

Voto 191 PDK Riad Rashiti për Kryetar

Ma mirë për Gjilanin.