MSh publikon raportin ditor, ja sa persona rezultuan pozitivë me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, nga 21 testime të cilat janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, MSH njofton se në vendin tonë janë aktualisht 132 raste aktive.

Në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 18 person.