‘MU’ në Kosovë ‘sun ia ka ngjy hiç’

Varinati ‘MU’ i virusit COVID-19, nuk ka mundur të depërtojë në Kosovë deri tani. Nga mbi 280 mostra të dyshimta, të dërguara për analiza në Gjermani, asnjë nuk rezultoi me variantin “MU”.

Megjithëkëtë, profesionistët shëndetësorë nuk e përjashtojnë rrezikun për shfaqjen e variantit “MU” dhe të varianteve të tjera.

Xhevat Jakupi, drejtori i departamentit të mikrobiologjisë në IKSHPK, tha për RTV 21 se të gjitha mostrat rezultuan vetëm me variantin “Delta”.

Specialisti i Mikrobiologjisë, Ramiz Avdulli, vlerëson se rreziku për shfaqjen e tij dhe të varianteve tjera të COVID-19 është i pashmangshëm.

Ky variant është zbuluar për herë të parë në Kolumbi.