Muaji i mirësive të mëdha

Ja, tani na erdhi mysafiri i Allahut të lartësuar, mysafir ky, që është i dashur dhe njekohësisht qetësues i shpirtrave dhe zemrave tona.

Shkruan: Naser Halimi

Vëllezër dhe motra

Nëse një nikoqir hap dyert një mysafiri dhe atë e nderon dhe respekton në mënyrën më të mirë te mundshme, nuk ka dyshim se nikoqiri i tillë do të përfitojë nga duaja dhe lutjet e po këtij mysafiri.

Ndërsa, tani ne kemi një te tillë nga Allahu i lartësuar dhe që vetëm Ai shpërblen për të, siҫ thotë në fjalën e Tij:

“Secila vepër e birit të Ademit (njeriut) është për të, përveҫ agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të…”

Muaji i adhurimit, i mëshirës, durimit, faljes, solidaritetit e bereqetit, i mirësive tè mëdha.

Pejgamberi a.s. e përshkruan kështu:

“Erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bereqetit ku Zoti zbret mëshirën e Tij, fal gjynahet, pranon lutjet dhe shikon se si robërit e Tij konkurojnë me njëri-tjetrin pèr vepra të mira dhe lavdërohet para engjëjve, prandaj veproni punë të mira, sepse i vuajtur është ai që nuk përfshihet ne mëshirën e Zotit”.

E, ndërsa qëllimi final i agjërimit është që me këtë adhurim ne ta arrijmë gradën më të lartë të devocionit në raport me Krijuesin fuqiplotë!

“O ju që keni besuar, agjërimi është bërë detyrë për ju ashtu sikurse që ishte obligim edhe i atyre qè ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183)

Agjërim të lehtë e të pranuar!

(Autori është imam i xhamisë në Deremahallë – Gjilan)

/mediafokus.info/