Muaji i Ramazanit, Qendra e Studentëve del me njoftim për punën e mensës
Qendra e Studentëve ka njoftuar studentët të cilët ushqehen në mensë se gjatë muajit të Ramazanit, për syfyr do të shërbejë një shujtë të thatë të paketuar.
Këtë shujtë studentët mund të marrin çdo ditë në kohën e drekës pasi që një linjë e veçantë e ushqimit do të jetë në dispozicion të kësaj shujte.

