Muhadin Haziri: Besimin do t`jua kthejë me besë për shërbim ndaj jush
Në listën fituese të LDK-së, gjendet edhe një aktivist i vjetër, i devotshëm dhe i përkushtuar nga zona e madhe e Grykës së Karadakut dhe i është Muhadin Haziri.
Muhadin Haziri ka nevojë për votën tuaj, që si anëtar i Kuvendit Komunal t`i shtyjë përpara prioritetet e zonës suaj dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Edhe jashtë Kuvendit Komunal, Haziri ka iniciuar e realizuar punë të dobishme në shërbim të komunitetit vendor dhe tani është momenti që ai të jetë zëri juaj edhe brenda vendimmarrjes komunale, gjatë 4 viteve të ardhshme.
Haziri zotohet se besimin do t`jua kthejë me besë dhe gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të interesit publik.
‘Do të jem i përkushtuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për infrastrukturë dhe për një ambient më të pastër aty ku jetojmë. Nuk do të kursehem asnjëherë në angazhimet e mia në përputhje me kërkesat e qytetarëve. Ky është veç fillimi’, thotë Haziri.

