Muhadin Haziri: Shtëpia e Kulturës në Zhegër, vendi më i frekuentuar për vota nga disa parti, pas zgjedhjeve janë zëra të heshtur

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit, i cili e mban numrin 11 në listën e kësaj partie, Muhadin Haziri, ka kritikuar rivalët, duke thënë se Shtëpia e Kulturës në Zhegër është vendi më i frekuentuar për vota, derisa, sipas tij, pas zgjedhjeve janë zëra të heshtur.

Postimi i plotë:

Për të gjitha subjektet politike gjatë fushatës zyrtare zgjedhore

Shtëpia e Kulturës në Zhegër, vendi më i frekuentuar për të kërkuar votën.

Këta e ngrisin zërin e tyre të cilat ndikohen nga shumë faktorë vetëm gjatë fushatës zgjedhore, pas zgjedhjeve janë zërat të heshtur.

Kërkoni vota në qytet në Gjilan se vec me Zhegër problem është të bëheni Kryetar?