Mund të shkoni lirshëm në Mal të Zi, masat e reja nuk vlejnë për shtetet fqinje

Qeveria e Malit të Zi i ka miratuar masat e reja AntiCovid, që do të hyjnë në fuqi nga 24 gushti.

Sipas njoftimit të tyre, hyrja e qytetarëve të rajonit në këtë vend mbetet e pakushtëzuar dhe se në kufijt malazez nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit.

Kufijtë janë të hapur vetëm për shtetet fqinje, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina e Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët malazezë dhe të huajt lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse kanë një nga katër provat e mëposhtme:

-Të jetë plotësisht i vaksinuar ose i vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës COVID-19;

-Të posedojë një test negativ PCR për SARSCov-2 jo më të vjetër se 72 orë;

-Të ketë dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19 (se kanë kaluar jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë që nga një PCR pozitiv ose test i shpejtë i antigjenit);

-Të posedojë një test negativ të shpejtë të antigjenit për SARSCov-2 jo më të vjetër se 48 orë.

Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar për vendimin e Malit të Zi, duke thënë se “për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit, testin negative apo atë antigjen”.

Kjo Qendër nuk kishte sqaruar në njoftimin e saj se ky rregull nuk vlen për qytetarët e Kosovës.

Postimi më pas është fshirë nga faqja e këtij institucioni./express/