Mungojnë udhëtarët, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Kukësit
Dy kompanitë ajrore “Air Albania” dhe “Helvetas” nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe, sipas drejtorit të aeroportit, Altin Progonati, kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit.
Fluturimet pritet të rinisin në fund të muajit shkurt, që sipas drejtorit Progonati, pritet të shtohen me dyfish apo trefish të tyre, e po aq edhe shtimi i destinacioneve të tjera, shkruan kohajone.
Në aeroportin e Kukësit punohet çdo ditë me kapacitet të plotë të punonjësve, pasi sipas drejtuesve, ka punë të tjera që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e aeroportit.
Aeroporti i Kukësit nisi operacionet e fluturimeve më 9 qershor të këtij viti me dy kompani ajrore, “Helvetas” të Zvicrës dhe “Air Albania” të Shqipërisë, me destinacionet Zyrih dhe Stamboll.

