Munishi për skandalin e Valon Zymberit: Është bë gafë e madhe në shtëpinë e Dritës!

Sulmi i Valon Zymberit ndaj tifozit të Intelektualëve, Taulant Byqmeti ishte kryetema e emisioneve sportive mbrëmë.

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar, thotë se ky rast është një gafë e madhe në shtëpinë e FC Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk jom në situatë me i jep të drejtë dikujt, ne jemi mësu me pasë Dritën rival të denjë – ka qenë një klub që është marrë shembull, është bë një gafë e madhe në shtëpinë e Dritës. Unë besoj që është dashtë m’u menaxhu, mos me lanë me eskalu deri këtu. Të gjitha palët janë të dëmtume, e më së shumti imazhi i klubit të Dritës”, tha fillimisht Munishi në emisionin Favorit.

“Ku kam qenë kam pasë shumë komunikim me tifozë, sepse janë pjesë e rëndësishme e një ekipi. Janë ata që e dojnë klubin pa kushte, tifozët s’bën të injorohen. Klubi duhet të punojë shumë me tifozëri.”

Të shtojmë se të mërkurën, pas eliminimit të Dritës nga Kupa e Kosovës, Valon Zymberi me grupin e tij sulmoi fizikisht Byqmetin, në lokalin e tij, kurse para tij, në qytet e sulmuan tifozin Endrit Bajrami, siç mund të shihen edhe në video incizimet e bëra publike tashmë.