Murati: Janë subvencionuar faturat e rrymës për mbi 61 mijë familje të cenueshme – masa pritet të ri-aktivizohet në dimër

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për gjashtë muaj, janë mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, pa të ardhura ose me të ardhura më të ulëta, përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.

Ai ka bërë me dije se familjet përfituese edhe këtë muaj do të marrin subvencionimin direkt në faturë të energjisë elektrike.

Kjo masë, e cila ka qenë e mbështetur financiarisht nga Pakoja Energjetike e BE’së, pritet të riaktivizohet në stinën e dimrit.

“Mësimet e informatat që kemi mbledhur përgjatë pilotimit 6-mujor do të përdoren që të dizajnojmë masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të ri-aktivizohet në stinën e dimrit”, ka shkruar Murati