Murati për ndarjen e 100 eurove për studentët: Lidhen me vitin akademik, jo me zgjedhjet

 Sot qeveria në detyrë ka ndarë nga 100 euro për studentët dhe ka ndarë 20 milionë euro për bursat e mobilitetit, përmes së cilës mbështetën të gjithë studentët që vijnë nga familje me kushte ekonomike ndërmesatare.

Ky vendim erdhi në kohë të procesit zgjedhor, por sipas ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati viti akademik për studentët fillon në tetor dhe se nuk ka lidhje me zgjedhjet lokale.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në detyrë, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se në mbledhje është ndarë edhe shuma prej një milionë euro për zbatimin e masës 3.4 të pakove ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të pakos të ringjalljes ekonomike.

Gjithashtu, është miratuar edhe për këtë vit programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike në Kosovë.