Mursel Zymberi rizgjidhet kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e pestë, ku ka rizgjedhur për një mandat tjetër kryetarin aktual, Mursel Zymberi, shkruan Mediafokus.info

Duke u falënderuar për besimin e dhënë, Zymberi ka premtuar se asnjëherë nuk do të ndalet duke kërkuar kushte më të mira për punë dhe të drejta të barabarta për sektorin publik në Kosovë.

“Prioritet i Sinikatës do të jenë Ligji për pagat e shërbyesve publikë, ligji për zyrtarët publikë, trajtimi me dinjitet i shërbyesve civilë, vendosja e dialogut social me qeverinë e Republikës”, ka thënë Zymberi për Mediafokus.info