Mushkolaj: A ka ndonjë zë të arsyeshëm në VV që përdorë standard të njëjtë sikur për ish-qeverinë?

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas rasteve të reja të ditës së sotme dhe numrit të viktimave si pasojë e COVID-19.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Mushkolaj ka pyetur nëse në VV momentalisht është ndonjë zë i arsyeshëm që përdorë standard të njëjtë sikur për ish-qeverinë, teksa postimit ia ka bashkangjitur edhe dy foto të vitit të kaluar të tash ministrit të MKRS-së, Hajrulla Çekut dhe deputetes Fitore Pacolli.

Postimi i plotë:

“Edhe 18 jetë të humbura në 24 orëshin e fundit nga Covid-19. A ka ndonjë zë të arsyeshëm brenda Vetëvendosjes, të paktën për ta përdorur standardin e njëjtë të vlerësimit sikurse para një viti për ish-qeverinë?”