Mushkolaj – Latifit: Kthehu në Amerikë sa më shpejt, më mirë për ty dhe për ne
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit për bashkëpunimin me guvernatorin e Izmirit për hulumtime shkencore.
Sipas tij gjendja e Kosovës në shëndetësi është mosmenaxhuar nga ministri Latifi për të cilin thotë se i ka anashkaluar problemet në këtë fushë.
“Dmth. krejt problemet i kemi zgjidhë n’shëndetësi, veç hulumtimet shkencore po na mungojnë. Profë, të kanë vendosë n’vend t’gabuar. S’po ta rrokë me menaxhim. Kthehu n’Amerikë, sa ma shpejt aq ma mirë – edhe për ty, e sidomos për ne”, ka shkruar Mushkolaj.

