Musliu: Bashkimi i shqiptarëve në Bujanoc, një rrugëtim i gjatë e i vështirë, por jo i pamundur
‘Sot arritëm marrëveshjen historike për Komunën e Bujanocit’, kështu ka komentuar politikani i ri në Bujanoc, Shqiprim Musliu. Ai e ka quajtur këtë një rrugëtim i gjatë e i vështirë, por jo i pamundur.
Ky është postimi i tij:
Sot arritëm marrëveshjen historike për Komunën e Bujanocit.
Një rrugëtim i gjatë e i vështirë, por jo i pamundur.
Bashkimi i forcave tona politike për interes të përbashkët kombëtar e qytetar është dhe duhet të jetë prioritet i udhëheqjes tonë politike.
Jam krenar që gjithë këtë proces të rëndësishëm e kemi finalizuar me një marrëveshje të rëndësishme historike për Bujanocin në veçanti, e për shqiptarët e Luginës në përgjithësi.
LPD-ja gjatë gjithë këtij procesi ka qenë konstruktive e parimore për të ruajtur substancën kombëtare por edhe për të përmirësuar gjendjen politike, sociale e ekonomike në vend.
Dhe në këtë drejtim kemi dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh.
Ndërsa merita kryesore e gjithë këtij procesi është e Ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Gent Cakaj, i cili gjatë gjithë kohës së bisedimeve ka qenë i prerë që shumica shqiptare në Kuvend Komunal duhet të udhëheq komunën e Bujanocit.
Mirënjohje përjetë për këtë kontribut të veçantë.
Tash jemi bashkë, dhe kjo është e vetmja rrugë për Bujanocin./mediafokus.info

