Mustafa: Disa njerëz brenda LDK-së krejt avancimin e kanë duke me kundërshtuar mua dhe Thaçin

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar ashpër disa zyrtarë e ish-zyrtarë të LDK-së.

Ai ka vlerësuar se disa prej këtyre njerëz tërë avancimet në karrierën e tyre politike i kanë pasur duke e kundërshtuar atë dhe ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing” të T7, Mustafa ka thënë të njëjtit sot kanë pozita të larta shtetërore.

“Ne kemi pasur disa njerëz brenda LDK-së që tërë aktivitetin dhe avancimin e tyre politik e kanë zhvilluar mbi bazën e kundërshtimeve mos bashkëpunimit me PDK-në. Ndaj kundërshtimit ndaj meje dhe Hashim Thaçit, dhe kanë ecur ata i ke në institucione të Kosovës”, ka thënë Mustafa.