Muzikantë me t`leme

Në familjen Leka, në Gjilan, muzika burimore kultivohet brez pas brezi. Lekët janë, siç tuhet, muzikantë me t`leme.

Ajo ka filluar me bacën Halil, një mjeshtër i rrallë i lojës me kavall, njëherësh edhe valltar, për të vazhduar deri në ditët e sotme, me Remziun, Fejzën, Adnanin dhe të tjerë këngëtarë e instrumentistë në familjen Leka.

Mes, tyre, është Fehmi Leka, i njohur për rapsodi dhe humor gjithandej Anamoravës dhe më gjerë.

Në këtë familje, muzika konsiderohet pasuria më e çmuar, për faktin se është një vlerë e trashëguar prej shekujsh.

Në familjen e gjerë Leka, ka edhe këngëtarë të tjerë.

Mediafokus ju sjellë këtu një melodi me kavall, të luajtur nga Halil e Behlul Leka, që ngjallë mallëngjim e ndjesi për ato vite. Incizimi është postuar nga Qazim Morina/Mediafokus/