N.L. dënohet me një vit burgim për rastin e vdekjes së 6-vjeçarit nga dyert metalike
N.L. është shpall fajtor dhe është dënuar me 1 vit burgim efektiv në rastin e vdekjes së 6-vjeçarit nga Vërbica e Kmetocit.
Ai u gjet fajtor pasi nga pakujdesia nuk i kishte siguruar pajisjet mbrojtëse, dyert me lëvizje rotative në binarë metalik, të cilat janë rrëzuar dhe kanë lënë të vdekur 6-vjeçarin F.M.
Sipas prokurorisë, në gusht të këtij viti, në fshatin Kmetovc në Gjilan, i pandehuri N.L, si pronar dhe person përgjegjës i ndërmarrjes “Adea Metal” nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, nuk i ka mirëmbajtur ato në gjendje të rregullt dhe nuk ka siguruar përdorimin e tyre sipas rregullave, ku gjatë përdorimit të tyre në oborrin e shtëpisë, në pjesën ku është dashur të montohen dyert e oborrit, dyert me lëvizje rotative në binarë metalik janë rrëzuar dhe kanë zënë tani të ndjerin F.M.
Për vdekjen e 6-vjeçarit në Vërbicë të Kmetocit, komuna e Gjilanit, pas një aksidenti nga dyert e metalta, kishte njoftuar vetë babai i tij, Musli Matoshi.
“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekur djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!
Për rastin e aksidentit, kishte njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh.
Fsh. Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan 04.08.2021-11:00. Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, thuhej në njoftimin e policisë së datës 4 gusht 2021.

