Na duhet Union Ekonomik Shqiptar, BE nuk na do
Elena Kocaqi
Vendet fqinjë rrëzojnë qeverinë, për të mbrojt historinë dhe gjuhën e tyre.
Sërish nuk hapen negociatat dhe nëse do hapeshin, as kemi për t’u bërë anëtarë, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli.
Pas Bullgarisë do vëri veton ndonjë tjetër shtet dhe kjo duket e kordinuar brenda BE që nuk ka asnjë dëshirë për të na antarësuar.
1. BE nuk e do botën shqiptare brenda unionit per shumë arsye që janë politike sepse tek ne (Shqiperia) nuk ka demokraci, zgjedhje te lira dhe meritë.
Janë arsyet ekonomike, sepse jemi vend pa prodhim e me GDP më të ultë për frymë ne Evrope, ku lemë pas vetëm Moldavinë.
Për shkak të korrupsionit të politikës që përvetësoi dhe shkaterroi pasurinë e një populli të tërë të ndërtuar gjatë monizmit. Si dhe për shkaqe fetare.
2. Nga ana tjetër politikanët shqiptarë nuk duan që vendi të aderojë, pasi kështu janë të lirë që të bëjnë çka të duan këtu, pa i dhënë llogari askujt.
Politikanët tanë janë lolo që i heqin për hunde vendet fqinje për interesat e tyre.
Zgjidhja e vetme është një bashkim dhe bashkëpunim i ngushtë i faktorit shqiptar në rajon.
Ne na duhet unioni ekonomik shqiptar, pasi ai na jep siguri për të ardhmen.
Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë me burime dhe bukuri, thjesht do intelektualë të fuqishëm me bë politika kombëtare në funksion të forcimit të shtetit dhe rritjes së mirëqënies së popullit.


 
 
						 
						