Na kallen specat, çmimi në “tavan”
Bujqit e Rahovecit kanë thënë se do ta kenë të pamundur ta shesin specin me çmim aktual.
Kjo pasi, sipas tyre, ata mund të hyjnë në treg me çmim prej 2 euro e gjysmë për kilogram, ndërsa pastaj do të bie, përcjell Gazeta Nacionale.
Aktualisht çmimi për këtë produkt ka shkuar në “tavan” duke prekur shifrën prej 8 euro.
Njëri nga bujqit thotë se përkundër rritjes së çmimit, fitimi pritet të jetë i njëjtë, pasi edhe shpenzimet janë rritur.

