“Na vjen dita edhe neve”, gomarët po shiten flakë

Rritja e çmimeve të naftës i ka shtyrë qytetarët që t’u kthehen kafshëve si dikur, mushkës, kalit e gomarit.

Por, edhe çmimi i gomerëve e mushkave ka shënuar rritje, pasi u erdhi dita edhe atyre.

Tefiku, një fermer në Mallakastër ka pohuar se është rritur tashmë dhe çmimi i gomerëve dhe mushkave, si rezultat i rritjes së çmimit të karburanteve. Ai thotë se një gomar shitet me 50 mijë lekë të reja e një mushkë 150 mijë lekë të reja por më e keqja është se nuk gjen dot.

“Mushka e gomari të bëjnë punë sot, ku ta gjesh, por s’ia di njeri gomarit të shkretë. 500 bën gomari, mushka është 1 milion e gjysmë,”- thotë ai.