Naim Pira e mund kancerin pas një beteje 7-mujore
Pas një beteje 7-mujore, Naim Pira, ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Viti, aktualisht drejtor i Bujqësisë, ka arritur ta mund plotësisht kancerin.
“Sot, pas 7 muaj perfundoi trajtimi im mjekesor nga semundja e kancerit, dhe i shëruar plotësisht jam kthyer ne shtepi.
Fillimisht falenderoj Zotin për tejkalimin e këtyre sfidave e që sot gëzoj shëndet të plotë.
Ky rrugëtim i mundimshëm është lehtësuar pa masë nga mbështetja e familjarëve dhe e miqve, andaj përmes këtij shkrimi dua t’i falenderoj secilin/en veç e veç.
Si fillim falenderoj familjen e ngushtë e të gjerë për mbështetjen e pa kursyer. Në veçanti falenderoj Arbenin dhe Teutën e tre fëmijët e tyre për përkujdesjen në secilën ditë të këtyre 7 muajve.
Falenderoj të gjithë miqtë, shokët, shoqet e familjarët për vizitat, telefonatat e mesazhet e pakursyera.
Përkrahja morale e materiale dhe vullneti që e keni transmetuar te unë, e kanë bërë këtë rrugëtim shumë më të lehtë.
Një tjetër falenderim patjetër që shkon për të gjithë stafin mjekësor të Spitalit të Anncey në Francë dhe shtetin francez, e në veçanti mjekët Dr. Elsa Thimonier dhe Dr. Duprez Damien.
Si përfundim, bashkëndjej me të gjithë personat që po kalojnë sfida të tilla dhe dua t’ju them që të mbajnë fort shpresën për jetë.
Jam jashtëzakonisht mirënjohës e falenderues për të gjithë”, ka shkruar Naim Piraj.

