Nasim Haradinaj: Ne nuk e njohim Gjykatën Speciale

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, pas aksionit të bastijes nga ana e EULEX, ka thënë se nuk e njohin Gjykatën Speciale, raporton Mediafokus.info.

Këto komente ai i bëri para selisë së OVL të UÇK’së, në një konferencë për media.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë. Kjo çfarë ka ndodhur sot na bën të mendohemi se a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi Parlament, edhe pse e dimë çfarë e kemi. A kemi Kushtetutë? A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e gjumit pa trokit, as në zyre nuk bën të hyjë askush pa trokit. EULEX sillet kështu me neve sepse nuk na konsideron njerëz”, tha ai./Mediafokus.info/