Nasradin Hoxha përfshihet në listën e UNESCO-s

Çaji dhe satiristi i famshëm i epokës selxhuke, Nasradin Hoxha, janë shtuar në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, shkruan trtballkan.

Nominimet u regjistruan në listën e UNESCO-s gjatë sesionit të 17-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të mbajtur në Rabat, Marok nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor.

Çaji është simbol i identitetit, mikpritjes dhe ndërveprimit social në Turqi, ndërsa Nasradin Hoxha ka një vend unik në folklorin turk.

Nominimi për traditën e Nasradin Hoxhës u dorëzua me Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, tha Ministria e Jashtme e Turqisë, duke shtuar se nominimi për çajin turk u dorëzua së bashku me Azerbajxhanin.

Deri më tani, numri i elementeve kulturore turke të regjistruara në listën e UNESCO-s ka arritur në 25.