Nata e boksierëve shqiptarë, 7 prej tyre ngjiten sonte në ring

Shtatë boksierë tjerë shqiptarë do të ngjiten sonte në ring. Edhe Robin Krasniqi do të përballet sonte me Timur Nikarkhoev.

Dueli i Krasniqit me belgun do të zhvillohet në Audi Dome të Munichut dhe pritet të fillojë në ora 21:00.

Para tij, në ring do të ngjitet edhe Shefat Isufi, i cili do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë.

Boksieri tjetër shqiptar, Musa Avdimetaj, apo siç njihet ndryshe James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

Po ashtu sonte do të kenë përballje edhe Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj dhe Armand Xhoxhaj.