“Natën e mirë” nuk ishte fundi, po një fillim i ri i Gjestit
Më 19 prill, Gjesti u shpall fitues i këtij formati të ndjekur nga mijëra qytetarë në mbarë trojet shqiptare, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Por suksesi i tij nuk përfundon me kaq. Profili i Gjestit në Instagram ka përjetuar një “shpërthim” të ndjekësve, duke arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 600 mijë ndjekësve – dëshmi e përkrahjes së madhe dhe dashurisë që publiku i ka dhënë atij brenda “Big”-ut.
Në finalen e madhe, ai mbylli natën me frazën e njohur “Natën e mirë!” – një përshëndetje që në vend të fundit, duket se shënon një fillim të ri për karrierën e tij publike.


