Ndahen 2 milionë euro për pastrimin e lumenjve të Kosovës, 3 prej tyre në Gjilan

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit, për pastrimin e shtretërve të lumenjëve në disa qytete të Kosovës.

Aliu i cili e ka quajtur këtë një lajm të mirë, ka thënë se vlera totale e projektit, parashihet të jetë rreth 2 milion euro.

Lumenjtë që do të pastrohen:

Lumi Nerodime – Kaçanik

Lumi Toplluha, Velezha – Prizren

Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri

Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan

Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj

Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan

Lumi Kamenica – Novobërd

Lumi Ibër – Leposaviq

“Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konktete për pastrim, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër”, ka shkruar Aliu në facebook.