Ndahen 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale për faturat e rrymës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, për të mbuluar faturat e energjisë elektrike.
Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
“4.5 milionë euro tjera do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale), kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, është shprehur Murati.

