Ndahet nga jeta Ajan Halimi, nxënës i fillores në Gjilan
Ka ndërruar jetë në moshën 8-vjeçare, Ajan Halimi, nxënës i shkollës fillore ‘Selami Hallaqi’ në Gjilan.
Njoftimin e ka dhënë mësuesja e tij, Vlora Qerimi.
‘Me pikëllim e dhimbje morëm lajmin e hidhur per ikjen në amshim të nxënësit tonë Ajan Halimi.
Sot qiellit iu bashkua një engjëll, shkollës, shokëve e mësuesës ju iku Ajani ynë i dashur, i buzëqeshur, e i sjellshëm.
Nxënësi ynë do të jesh përherë në zemrat tona. Pusho në parajsë o Engjull se engjujt jetojnë ne qiell’, ka shkruar ajo.
Varrimi i 8-vjeçarit bëhet sot (e enjte), me namazin e akshamit, në varrezat e qytetit në Gjilan./Mediafokus.info


