Ndahet nga jeta akademiku Shyqri Nimani

Sot është ndarë nga jeta akademiku dhe artisti, Shyqri Nimani.

Lajmin e dha në Kuvend kryetari Glauk Konjufca, i cili lavdëroi veprën e tij artistike dhe i shrehu ngushëllime familjes Nimani.

“Sapo e morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë akademiku dhe artisti jonë i madh Shyqri Nimani, mjeshtëri i arteve të bukura. Ishte njëri nga emrat më kulmorë të vendit tonë, i cili pas tij la një karrierë të bujshme dhe me gjurmë të thella artistike me shumë vepra të tij që i gjejmë prej simboleve të Kosova Film e deri te Universiteti i Prishtinës. Shkronjat e tij të arta mund t’i gjeni edhe në deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në të cilën ai punoi për 16 orë të tëra për ta përfunduar”, ka thënë ai.

Pas kësaj, deputetët në seancë mbajtën një minutë heshtje.