Ndahet nga jeta Asllan Bislimi

Është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare Asllan Bislimi nga Malisheva e Gjilanit, ish-punëtor shoqëror e politik, drejtor në ‘Integj’, një itelektual i spikatur, burrë i ndershëm e i drejtë, atdhedashës e kombëtar.

Pas luftës, Bislimi u mor me aktivitet biznesor.

Asllan Bislimi u nda nga jeta sot në mëngjes.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit mbahet sot me iqindi në Malishevë të Gjilanit, kurse furnerali niset nga shtëpia në lagjen Dardania 2 rruga 5/166 në Gjilan.

Asllani është babai i mjekut të njohur kosovar, onkologut Arben Bislimi. /Mediafokus.info