Ndahet nga jeta Begishe Ruhani, punëtore e Komunës së Novobërdës
Begishe Ruhani është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë. Ajo ishte punëtore e Komunës së Novobërdës. Njoftimin e ka dhënë nënkryetari i Komunës, Bajrush Ymeri.
“Pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë në moshën 56-vjeçare u nda nga jeta punëtorja jonë Begishe Ruhani.
Me një akademi përkujtimore nderuam veprën e saj, si punëtore e palodhëshme e komunës sonë.
Me këtë rast, familjes së saj, e në veçanti djalit Fidanit, i shprehim ngushëllimet e tona më të sinqerta.
Lutemi që shpirti i bardhë i Beges tonë të bëjë dritë në xhenet.
Varrimi bëhet sot me namazin e drekës në fshatin Makresh i Ulët.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Begen!”

