Ndahet nga jeta Çaki, një personazh karakteristik i Gjilanit

E ka mbyllur rrugētimin e tij jetësor edhe një personazh karakteristik i qytetit të Gjilanit.

“Çaki, dashte Zoti na ke ba hallall nese ndonjehere nuk kemi qene te mire me ty sa ti me neve”, ka shkruar në një dedikim për të, Ardian Azemi.

Azemi ishte ndër të rrallët që e mirëkuptonte Çakin, madje bënte e postonte edhe foto me të.

Në njërën nga fotot, ai shkruante: ‘Me Çakin, njeriun më të pabezdisshëm që ka Gjilani”.

Në Gjilan, të gjithë e njihnin Çakin (Kadrush Ajvazin). Ai ndryshonte nga të tjerët me kodin e vetë të komunikimit. Por, jo të gjithë e kuptonin atë dhe jetën e tij.

Ndonjëherë u afrohej njerëzve, atyre që i njihte më tepër, për t`iu kërkuar një euro, por edhe kur nuk i përgjigjeshin, largohej i qetë.

Përgjithësisht me lypësit sillemi keq si shoqëri. Ata nuk meritojnë të përbuzen, pavarësisht nëse i mëshirojmë ose jo.

Gjilani e kishte edhe Malushin, Haki Pijanin etj. /Mediafokus.info