Ndahet nga jeta djali i heroit Mulla Idriz Gjilani, Isa Mullaidrizi
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare Isa Mullaidrizi, djali i heroit Mulla Idriz Gjilani.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot, me namazin e ikindisë, në varrezat e qytetit në Gjilan.
I ndjeri për katër dekada shërbeu i mësues në disa shkolla të Gjilanit.
Njoftimi:
Te Allahut Jemi dhe te ai do të kthehemi,
Me Pikëllim të thellë njoftoj se me datën 04.12.2024 ndërroj jetë Babai jone, Isa MullaIdrizi (djali i Mulla Idriz Gjilanit).
Varrimi behet me 05.12.2024 me ikindi ne varrezat e qytetit Gjilan.


