Ndahet nga jeta Dr. Ryve Nika, një grua e përkushtuar ndaj familjes, profesionit dhe shoqërisë
Ka ndërruar jetë Dr. Ryve Nika, një figurë e dashur dhe e respektuar në familje, rrethin shoqëror dhe komunitet.
Dr. Nika mbahet mend për dashurinë, mirësinë dhe përkushtimin e saj si grua, nënë, mike dhe profesioniste.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15 gusht 2025, pas faljes së Xhumasë, në Varrezat e Qytetit, në Lagjen Arbëria (Dragodan), Prishtinë.

