Ndahet nga jeta e reja nga Podujeva, vuante nga një sëmundje e rëndë
Sot i jepet lamtumira e fundit Erinda Sekiraqës nga Orllan i Podujevës, e cila u nda nga jeta.
Lajmi për vdekjen e saj i tronditi të gjithë. E reja nuk ia doli ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.
Familja ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në Fushë Kosovë, aty ku dhe banonte.
Ceremonia e varrimit zhvillohet sot në Varrezat e qytetit të Fushë Kosovës.

