Ndahet nga jeta edhe një zyrtar komunal në Viti

Një zyrtar tjetër komunal në Viti është ndarë nga jeta. Nga komuna e Vitisë njoftohet se pas një problemi kardiak, ka vdekur zyrtari Enver Hyseni, raporton Mediafokus.info

Familjen Hyseni e ka ngushëlluar Sokol Haliti, kryetar i Vitisë.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës të më të dashurit tuaj, Enver Hyseni si pasojë e problemeve kardiake. Si kryetar i kësaj komune ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjes por edhe bashkëpunëtorëve të Enverit. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij dhe sjelljet e tij të mira me njerëzit dhe qytetarët që ju ka shërbyere. Në këto çaste të vështira të dhimbjes ne bashkëndjemë me familjen Hyseni dhe me të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe e kanë njohur z. Enver Hyseni”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Sokol Haliti.