Ndahet nga jeta edukatorja Florije Aliu
Është ndarë nga jeta në moshën në moshën 60-vjeçare edukatorja Florije Aliu.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët, ndërkohë drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri ka bërë një dedikim për të:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të edukatores Florije Aliu.
Edukatorja Flora si gjithmonë rrezatonte pozitivitet, empati e dashuri për fëmijët.
Këshillat e saj do të mbeten të paharrueshme për ne.
Shpirti yt u prehtë në paqen e pasosur!
Ngushëllimet më të sinqerta Axhës Mustafë, Albesës, Arbës, Arbërit e gjithë familjes, kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohën.

