Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur kosovar Shaban Rexhepi

Ka ndërruar jetë në Gjilan mjeku Shaban Rexhepi. Njoftimin e kanë familjarët, të cilët kanë thënë se varrimi bëhet sot në Llashticë  fshatin e lindjes.

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqët dhe dashamirët se sot më 01.01.2023 ndërroi jetë kusheriri im ( djali i mixhes ) Dr. Shaban (Jakup) Rexhepi.

Varrimi i tij do të bëhet sot me Ikindi ora 14.00 në varrezat e fshatit Llashticë.

Lusim Krijuesin e Gjithësisë ta mëshiroj kusheririn tonë dhe ta bëj atë prej banorëve te xhehnetit.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthemi!

Me pikëllim të thellë, familja Rexhepi dhe Hyseni.

Shaban Rexhepi ka qenë ndër mjekët më të njohur gjinekolog në Kosovë para luftës.

Falë tij, materniteti i Gjilanit ishte bërë adresa kryesore për lindje në Kosovë.

Këtu referoheshin shtatzëna për lindje edhe nga komuna e rajone tjera./Mediafokus.info