Ndahet nga jeta Hajdin Sadiku, ish-punëtor shumëvjeçar i arsimit në Gjilan

Është ndarë nga jeta në Gjilan, në moshën 79-vjeçare, Hajdin Sadiku, punëtor shumëvjeçar i arsimit, tani në pension.

Si mësues, profesor e drejtues arsimor, Sadiku ka dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm në punë.

Së fundi, para se të pensionohej, për disa vite ka punuar në Këshillin Pedagogjik të Arsimit.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

HAJDIN (SHEFKI) SADIKU

Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se më datë 02.12.2025, në moshën 79-vjeçare, u nda nga jeta Hajdin (Shefki) Sadiku duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm.

Varrim i të ndjeriti do të bëhet ditën e mërkurë, më datë 03.12.2025, me namazin e ikindisë, në orën 14:00, në fshatin Llovcë, vendlindjen e tij.

Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, Dardania II

Familja: Sadiku