Ndahet nga jeta hoxha i njohur nga Gjilani, Alush Kadriu

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kadriu, me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës së njohur, Alush Kadriu.

E dashur familje Kadriu,

Me dhimbje e thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit nga hoxhallarët më me renome në Anamoravë, Hafëz Alush Kadriu.

Hafëz Alushin do ta kujtojmë përgjithmonë si njeri e hoxhë shembull, dhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithme.

Atëherë kur tjerët e mohonin Zotin, mulla Alushi në një kohë të pakohë doli dhe e ushqeu besimin në Zot e respektin për familjen.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadriu, Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, të gjithë hoxhallarëve kudo, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!, thuhet ne telegramin e Hazirit.