Ndahet nga jeta ikona e basketbollit në Gjilan, Fazli Fazliu

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshen 60 vjeçare sportisti nga Përlepnica e Gjilanit, Fazli Fazliu.

Lajmin e bën të ditur faqja “Përplepnica krenare”.

Fazli Fazliu i cili gjithë jeten ia kushtoi aktiviteteve sportive si volejbolli e veçanarishte basketbolli ku ishte basketbollist i KB Drita. I ndjeri për shumë vite gjithashtu ishte në krye të KB Drita, në periudhën më të suksesshme të klubit. Ai ka ushtruar detyrën e drejtorit dhe të kryetarit të klubit në periudha të ndryshme, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e basketbollit gjilanas dhe atij kosovar në përgjithësi.

Fazli Fazliu ishte gjithashtu anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku kontribuoi me përvojën dhe përkushtimin e tij.
Fazliu ishte edhe kampion i Kosoves ne Streetball ne vitin 2009 duke udhehequr ekipin e Perlepnices me sukses per disa vite me rradhe.

Ai ishte aktiv si ne jeten sportive dhe kulturore ne Perlepnice dhe do te kujtohet perhere si nje bashkevendas i mire i dashur me te gjithe.

Varrimi i tij do te behet te Henen 02.02.26 me namazin e Ikindise ne Perlepnice.

Ngushellime familjes Fazliu!