Ndahet nga jeta Ilir Geci, një nga ikonat e qytetit të Gjilanit

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 57-vjeçare, Ilir Geci nga Gjilani.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët:

Me keqardhje ju njoftojmë familjarë, miq dhe dashamirë se sot me datë 24.06.2025, pas një beteje me një sëmundje të rëndë ka vdekur babai dhe familjari jonë Ilir Geci.

Ne fjalë pak veprat e tua janë treguesi më i mirë për ju.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Për datën dhe orën e varrimit, ju njoftojmë me kohë.

Vdekja e Ilir Gecit është një humbje e madhe për komunitetin artistik.

Ai ishte një nga ikonat e qytetit të Gjilanit. /Mediafokus