Ndahet nga jeta infermierja e Spitalit të Gjilanit, Rejhane Haziri

Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Gjilanit, është sot ndarë nga jeta. Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

Lajmi është pritur me pikëllim edhe nga kolegët e saj të Spitalit.

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Infermiere Rejane Haziri.

Infermierëja Rejane Haziri punoi në shërbimin e Emergjencës, ajo do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri-Murati, miqëve dhe të afërmve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Rejane Haziri.