Ndahet nga jeta infermierja Sadete Demiri

Ka ndërruar jetë në Gjilan infermierja Sadete Demiri.

Ajo, për shumë vite, deri në pensionim, ishte infermiere kryesore e Repartit të Neonatologjisë në Spitalin e Gjilanit.

Konsiderohet njëra ndër veteranet e Infermierisë në Gjilan.

Ishte e palodhshme në punë, duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve.

Sadetja ka lënë gjurmë të pa shlyeshme në shëndetësinë e Gjilanit.

Sadete Demiri do të mbahet në mend si infermiere shumë e afërt me pacientë dhe kolegë, punëtore dhe e sinqertë. /Mediafokus.info